Rindizet sherri/ Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur. Trump: Ndoshta Elon duhet të kthehet në Afrikën e Jugut

1 Korrik 2025, 10:59 / BOTA ALFA PRESS
Rindizet sherri/ Musk: Jetojmë në vendin e partisë së

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset vërtet për njerëzit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, ai ka kritikuar sërish projektligjin e administratës Trump, që u bë mollë sherri mes tij dhe presidentit amerikan dhe çoi në përplasje të forta mes dikur ish-aleatëve të ngushtë.

Musk shkruan se projektligji në fjalë do rritë kufirin e borxhit në shifrën e paparë 5 trilionë dollarë dhe kjo ndodh pasi amerikanë jetojnë në vendin e “partisë së derrave të këqëinj”.

“Është e qartë me shpenzimet marramendëse të këtij projektligji, i cili rrit kufirin e borxhit me një rekord prej PESË TRILIONË DOLLARËSH, se jetojmë në një vend me një parti – PARTIA E DERRAVE TË KËQIJ! Koha për një parti të re politike që kujdeset vërtet për njerëzit” – shkruan Musk.

Donald Trump u përgjigj me kërcënimin se “ndoshta ai (Musk) duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut”.

“Elon ndoshta duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut”, tha Trump.

Po ndodh...