
“Rusia dhe Ukraina duan paqe”/ Donald Trump: Amerika nuk do t’i mbrojë shtetet që s’paguajnë në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar të enjten se SHBA-të nuk do t’i mbrojnë aleatët e NATO-s që nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje, raportoi The Guardian.
“Mendoj se është logjikë e shëndoshë”, ka thënë presidenti amerikan para mediave në Zyrën Ovale.
“Nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj ata”, ka shtuar ai.
Ai vazhdoi duke thënë se vendet anëtare të NATO-s nuk po paguajnë mjaftueshëm sa i përket fushës së mbrojtjes, duke iu bërë thirrje që të harxhojnë më shumë.
Trump ka deklaruar më tej se homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky po dëshiron të bëjë marrëveshje.
Ai të enjten u shpreh se Ukraina s’ka zgjidhje tjetër, ndërsa shtoi se të njëjtën gjë e dëshiron edhe Rusia.
“Unë po ashtu mendoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje pasi në një mënyrë të caktuar ata s’kanë zgjidhje tjetër”, ka thënë ai.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128