Situata te kuqezinjtë e Milanit, 12 milionë arsye për të synuar Kupën e Italisë

6 Mars 2025, 23:54 / SPORT ALFA PRESS

Situata te kuqezinjtë e Milanit, 12 milionë arsye për të
Në fillim të sezonit, te Milani nuk donte kurrë të gjendej në këtë situatë, por që nga sot Kupa e Italisë përfaqëson objektivin e vetëm realist që ka mbetur në një sezon për t’u harruar. Ky trofe është i vetmi ku “Djalli” mund të kapet për të hipur në trenin evropian për sezonin e ardhshëm. Për më tepër, që shpërblimi për trofeun do të kapte 12 milionë eurot.

Përveçse një çështjeje thjesht ekonomike, ka edhe dy arsye të tjera që e bëjnë këtë Kupë Italie një “kamerdare” për kuqezinjtë. Pikë së pari, sepse fitimi i këtij trofeu, i cili u mungon që nga viti 2003, do t’u jepte të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e Europës.

Së dyti, vetëm arritja në finale në Romë mund të mjaftojë për të marrë pjesë në Superkupën e radhës të Italisë, edhe nëse formula e vërtetë e turneut që e sheh Milanin si kampion në fuqi ende nuk është miratuar. Priten ende ndryshime në rregullore, por kuqezinjtë janë “të dënuar” të ndjekin trofeun e vogël kombëtar.

 

Po ndodh...