
Europa League/ Surpriza në ndeshjet e para! Man. United “ngec” në Spanjë, Roma dhe Lazio fitojnë në fund, hap fals për Tottenhamin

Manchester United “ngeci” në Spanjë përballë Real Sociedad. Sfida ishte e luftuar nga të dyja ekipet, me “Djajtë e Kuq” që kaluan të parët në avantazh me Zirkzee në minutën e 57’, ndërsa barazimi erdhi nga Oyarzabal në minutën e 70’ falë një 11-metërshi, me rezultatin final që shënoi 1-1.
Tottenhami vazhdon të vuajë krizën që e ka “mbërthyer” këtë sezon, me skuadrën londineze që u mposht në Holandë nga AZ Alkmaar me rezultatin 1-0, falë një autogoli të Bergvall në minutën e 18’.
Rangeërsi i Bajramit arriti një fitore tepër të rëndësishme me rezultatin 1-3 përballë Fenerbahçes së Mourinhos, edhe pse për yllin e Kombëtares nuk pati asnjë minutë, ndërsa takimi tjetër i luajtur në orën 18:45 mes FCSB dhe Lyon u mbyll në të njëjtin rezultat, me fitoren e francezëve.
Katër takimet e tjera të luajtura në orën 21:00 gjithashtu sollën shumë surpriza.
Roma fitoi me përmbysje 2-1 përballë Athletic Bilbaos, duke iu falur golit të Shomurodov në minutat e fundit të sfidës.
Një fitore në frymën e fundit e arriti dhe Lazio që triumfoi 1-2 në transfertë përballë Plzenit.
Ajax u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Eintracht Frankfurt, ndërsa Bodo/Glimt arriti një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi përballë Olympiacos me rezultatin 3-0, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt çerekfinaleve.
Të gjitha sfidat u transmetuan drejtpërsëdrejti në platformën DigitAlb.
Oyarzabal (P) 70’ / Zirkzee 57’
Baluta 68’ / Tagliafico 30’, Fofana 86’, 89’
Djiku 30’ / Dessers 7’, Cerny 42’, 81’
Brobbey 10’ / Larsson 28’, Skhiri 70’
Angelino 56’, Shomurodov 90+4′ / Williams 50’
Tzolakis (A.G) 13’, Hogh 45’, 55’
Durosinmi 53’ / Romagnoli 18’, Isaksen 90+8′

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128