Helmet e “Kurum”, Lala: Ky është trafik ndërkombëtar dhe që hetimi të jetë i besueshëm duhet të merret nga SPAK

6 Mars 2025, 22:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Helmet e “Kurum”, Lala: Ky është trafik

Gazetarja Klodiana Lala duke folur për zgjatjen pa fund të hetimeve të konteinerëve me lëndë të dyshuara toksike të kompanisë “Kurum” nga ana e Prokurorisë së Durrësit, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se ky hetim duhet të merret nga SPAK që të jetë i besueshëm.

"Ky është trafik ndërkombëtar dhe që hetimi të jetë i besueshëm duhet të merret nga SPAK, por duhet të ketë edhe një bashkëpunim ndërkombëtar. Anija ka udhëtuar nga Shqipëria në Tajlandë dhe nga Tajlanda në Shqipëri. Mendohet se janë hapur edhe në Turqi kontejnerët. Prokuroria, do të kishte gjetur laborator nëse do të kishte vullnet shteti. Këtë çështje nuk e bën dot Prokuroria e Durrësit. Ne në Shqipëri nuk kemi laborator dhe ekspert të këtij niveli. Edhe AKB që është i certifikuar, nuk ka marrë përsipër sepse pretendon se nuk mund t’i kryejë këto analiza.

Shteti shqiptar nuk ka interes ta zbardhë këtë çështje. Përfshin një sërë institucionesh. Nëse do qeveria shqiptare, merret laborator jashtë vendit dhe vjen përgjigja për tre javë.

Prokuroria e Durrësit duhet të shpallë moskompetencën. Kjo çështje është krim transnacional, ka përfshirje në disa shtete dhe duhet të ishte marrë që në fillim nga SPAK. Që kjo të ndodhë duhet një akt nga prokurori i çështjes.

Pucket që ka interes të drejtpërdrejt mund t’i drejtohet SPAK dhe të kërkojë hetim nga ky institucion. Duhet ta kishte marrë që në fillim SPAK.

Duhet një organizëm për ta vënë në lëvizje. Përshembull për Sterilizimin u vu në lëvizje nga Pano Soko dhe “Nisma Thurje”-tha Lala.

 

Po ndodh...