Shatërvanë llave në qiell, shpërthimi dramatik i vullkanit Kilauea në Hawai

16 Shkurt 2026, 21:02 / BOTA ALFA PRESS

Shatërvanë llave në qiell, shpërthimi dramatik i vullkanit

Një prej vullkaneve më aktivë në botë, Mali Kilauea ndriçoi qiellin e Hauait pas një shpërthimi të zjarrtë dramatik. Video të shfaqura në rrjet treguan shatërvanë llave të kuqe dhe hi teksa ngriheshin në lartësinë e 1300 metrave.  Siç bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik në SHBA, ky ishte episodi i 42 i shpërthimit të vullkanit, dhe nisi rreth orës 2 të pasdites. 

Shkencëtarët konstatojnë se vullkani ka përjetuar shpërthime të njëpasnjëshme që nga 23 dhjetori 2024, qe zakonisht zgjasin me pak se në ditë. Aktiviteti është përqendruar kryesisht në dy gryka - një në veri dhe një tjetër në jug, brenda kraterit Halemaʻuma.

Banorët dhe shkencëtarët vazhdojnë të monitorojnë aktivitetin e Kilauea-s ndërsa ai formëson peizazhin dramatik vullkanik të ishullit. 

 

Po ndodh...