“Pas 35 viteve, përdore mandatet e krimit si mburojë për të vjedhë shqiptarët”, Berisha mesazh Ramës: Ty e ministrave do tu merret çdo pasuri

16 Shkurt 2026, 19:14 / POLITIKË ALFA PRESS

“Pas 35 viteve, përdore mandatet e krimit si mburojë për

Nga sheshi para Kryeministrisë,  Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, duke e akuzuar për shpërdorim pushteti dhe përvetësim të pasurive publike.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se Rama po përdor mandatet politike “si mburojë për të vjedhur shqiptarët”, ndërsa paralajmëroi se çdo pasuri e vënë në mënyrë të paligjshme, sipas tij, do t’u merret.

“Edi Rama, yt atë xhelati Kristaq Rama, daja yt xhelati Spiro Koleka, 35 vite më parë bënin thirrje tanket studentëve, kurse ti pas 35 viteve përdore mandatet e krimit si mburojë për të vjedhë shqiptarët. Ata e bënin për pushtetin e tyre të krimit, ti e bëre për pushtetin tënd të krimit. Ata i zvarritën, ty do të zvarritin,” – deklaroi Berisha.

Ai shtoi më tej se, sipas tij, qeveria aktuale ka përvetësuar taksat dhe pasuritë publike të qytetarëve.“Ky mendon se mund të përvetësojë taksat tuaja. Pasuritë publike, se do të shkretojë Shqipërinë. Ke vjedhur shumë, po të garantoj ty dhe ministrat e tu, se çdo pasuri që keni vënë do t’ju merret dhe do t’ju kthehet në vite burgu,” – u shpreh ai.

Sali Berisha: Edi Rama, yt atë xhelati Kristaq Rama, daja yt xhelati Spiro Koleka, 35 vite më parë bënin thirrje tanket studentëve, kurse ti pas 35 viteve përdore mandatet e krimit si mburojë për të vjedhë shqiptarët. Ata e bënin për pushtetin e tyre të krimit, ti e bëre për pushtetin tënd të krimit. Ata i zvarritën, ty do të zvarritin.

Ky mendon se mund të përvetësojë taksat tuaja. Pasuritë publike, se do të shkretojë Shqipërinë, ke vjedhur shumë, po të garantoj ty dhe ministrat e tu, se cdo pasuri që keni vënë do tu merret dhe do tu kthehet në vite burgu.

 

Po ndodh...