Blendi Fevziu: Berisha nuk duhet të kandidoj për kryetar i PD, të zgjedhë një kandidat për kryeministër

16 Shkurt 2026, 21:36 / POLITIKË ALFA PRESS
Blendi Fevziu: Berisha nuk duhet të kandidoj për kryetar i PD, të

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetar të PD-së, siç mendohet se do të ndodhë pas dy muajsh, por të qëndrojë si kryetar nderi. Ndërsa u shpreh skeptik për bashkimin e opozitës. 

“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të risktrukturuar marëdhëniet me ndërkombëtarët.

E dyta oppzita duhet të konsolidojë marrëdhëniet me drejtësinë dhe SPAK. I mirë apo i keq duhet t’i qëndrosh kësaj ideje.

E treta duhet të ketë hapa konkretë.

E katërta sa është bindëse opozita në publik”.

I pyetur nëse Berisha është pengesë për PD-në dhe opozitën, Fevziu u shpreh se ai duhet të mos garojë në zgjedhjet brenda PD-së për kryetar, por të qëndrojë si kryetar nderi.

“Përgjegjësia i shkon Berishës. PD ka një zinxhir gabimesh. Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare. Një largim i menjëhershëm i Berishës nuk zgjidh asgjë. Duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë. Berisha duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër”.

Fevziu u shpreh skeptik për nismën e Ermal Hasimes dhe grupit të tij për të bashkuar opozitën.

“Nismën  e Hasimes e shoh si pozitive. Hasimja thotë se kështu si është opozita nuk i bën gjë Ramës. Ajo që kuptova unë që nuk janë të përgatitur, se e shohin si gjë personale.

E majta italiane nuk e mundte dot Berluskonin, por zgjidhnin Romano Prodin që dilte përballë Berluskonit që ishte në kulmin e fuqisë së tij”.

Po ndodh...