SHBA dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në botë drejt Lindjes së Mesme, rritet presioni ndaj Iranit
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë ka marrë urdhër të largohet nga Deti i Karaibeve drejt Lindjes së Mesme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së një veprimi ushtarak kundër Iranit.
Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, duke cituar një burim të njohur me planet.
Bëhet fjalë për aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford, lëvizja e së cilës u bë publike fillimisht nga New York Times
Me këtë zhvendosje, numri i aeroplanmbajtëseve amerikane në rajon do të shkojë në dy, në një moment kur Uashingtoni po shton presionin ndaj Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor.
Ndërkohë, aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln ka mbërritur në Lindjen e Mesme më shumë se dy javë më parë, duke forcuar praninë ushtarake amerikane në rajon.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128