SHBA i dorëzon pr.rezolutën vende anëtare të Këshillit të Sigurimit, thirrje të fortë për armëpushim në Gaza: Lironi pengjet!

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se administrata e tij i dorëzoi vendeve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një projekt-rezolutë që bën thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Rripin e Gazës, që parashikon dhe lirimin e pengjeve. Sipas tij, Hamasi është ende në enklavë.
“Dorëzuam një projektvendim i cili është aktualisht para Këshillit të Sigurimit dhe që kërkon shpalljen e një armëpushimi të menjëhershëm, i cili do të lidhet me lirimin e pengjeve. Kemi shpresa të mëdha që vendet anëtare të saj do ta mbështesin atë”, tha kreu i diplomacisë amerikane për median saudite Al-Hadath.
Ai shtoi se shpresonte se do të dërgonte një “mesazh të fortë”. Kujtojmë se më 7 tetor të vitit të kaluar Hamasi sulmoi Izraelin dhe ky i fundit u përgjigj me kundërsulm. Nga këto luftime kanë humbur jetën civilë të pafajshëm.
-
-
Horoskopi për ditën e sotme, 21 Mars 2024
21 Mars, 07:07 -
Kek me krem djathi dhe reçel
21 Mars, 07:02
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



