Shifra të frikshme/ Zbulohet numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftën në Ukrainë

20 Shtator 2024, 11:54 / BOTA ALFA PRESS
Shifra të frikshme/ Zbulohet numri i ushtarëve rusë të

Pavarësisht nga censura e fortë që pushteti i Vladimir Putin ka vendosur, ndaj informacioneve nga fronti i luftës me Ukrainën dhe veçanërisht për "lajmet e këqia" si vrasja e trupave dhe shkatërimi i armëve ruse, medie profesioniste kanë mundur të japin statistika afër realitetit. Kështu mësohet se më shumë se 70 000 anëtarë të ushtrisë ruse kanë vdekur në Ukrainë. Kjo shifër, bazuar në të dhënat nga BBC Russian dhe media e pavarur ruse Mediazona. Megjithëse numri aktual ka të ngjarë të jetë më i lartë, raportojnë këto medie. Për herë të parë mësohet se, vullnetarët - civilë që u bashkuan me ushtrinë ruse pas fillimit të luftës - përbëjnë grupin më të madh të viktimave.

Shumë vullnetarë vijnë nga rajone më të varfra, të tërhequr nga pagat e larta dhe përfitimet, por disa raportohet edhe të jenë detyruar të shkojnë në luftë. Shkalla e vdekshmërisë për vullnetarët ka qenë vazhdimisht e lartë, me mbi 100 vdekje çdo javë që nga tetori 2022, raporton BBC.

Sipas të dhënave të siguruara, rreth 13 700 vullnetarë kanë vdekur, ose 20% e totalit.  Ish-të burgosurit që u dërguan në luftë në këmbim të faljes së dënimit ishin më parë grupi më i madh, me 19% të vdekjeve. Ndërsa ushtarët e mobilizuar, qytetarë që janë thërritur të luftojnë, përbëjnë 13% të vdekjeve.

Vullnetarët shpesh nuk kanë trajnimin e duhur dhe dërgohen në zonat më të rrezikshme të vijës së frontit, veçanërisht në Ukrainën lindore. Shumë ushtarë rusë kanë raportuar se nuk kanë pajisje të mjaftueshme dhe dërgohen në zona të pastudiuara mirë, me shumë pak ose aspak trajnim para se të shkojnë në betejë. Sipas BBC, edhe kujdesi mjekësor jo i duhur ka luajtur rol në numrin e lartë të vdekjeve.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128