Shtëpia e Bardhë: Është e pamundur që SHBA t’ia kthejë Francës Statujën e Lirisë

17 Mars 2025, 21:26 / BOTA ALFA PRESS

Shtëpia e Bardhë: Është e pamundur që SHBA t’ia

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt tha sot, në lidhje me kërkesën e politikanit francez Raphael Glucksmann që SHBA të kthejë Statujën e Lirisë, se kjo është absolutisht e pamundur.

Leavitt tha se mund t’i kujtonte vetëm Glucksmann, të cilin ajo e quajti një politikan francez të rangut të ulët, se francezët aktualisht nuk flasin gjermanisht vetëm për shkak të ndihmës së Shteteve të Bashkuara, raportoi Zëri i Floridës.

“Kështu që ata duhet të jenë shumë mirënjohës për vendin tonë të madh”, tha Leavitt.

Deklarata e saj aludon në rolin e SHBA-së në çlirimin e Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht përmes zbarkimit të Normandisë në 1944.

Statuja e Lirisë ishte një dhuratë nga Franca për Shtetet e Bashkuara në vitin 1886, me rastin e njëqindvjetorit të pavarësisë amerikane dhe si një simbol i miqësisë midis dy kombeve.

Ndërtimi i Statujës së Lirisë u financua pjesërisht nga qytetarët e Francës, ndërsa amerikanët mblodhën para për piedestalin.

Që nga instalimi i saj në Liberty Island në Nju Jork, ajo është bërë një simbol universal i lirisë dhe i mirëseardhjes për migrantët.

 

Po ndodh...