Studentët “pushtuan" Beogradin, reagon Vuçiç: Protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef

15 Mars 2025, 22:49 / BOTA ALFA PRESS
Studentët “pushtuan" Beogradin, reagon Vuçiç:

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, presidenti serb Aleksandër Vuçic iu drejtua kombit me një fjalim nga zyra e tij, pas protestës masive të mbajtur sot në Beograd.

Dua të shpreh kënaqësinë time në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe si President i Serbisë që u mbajt një protestë e madhe, me energji negative, zemërim dhe mllef ndaj autoriteteve në Serbi, pa pasur viktima apo lëndime të rënda”, tha Vuçiç.

Presidenti ka bërë me diej se nga protesta kanë mbetur të lënduar 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet se është ëprdorur “top zanor” kundër protestuesve.

“Kjo situatë ka katër muaj e gjysmë që vijon, katër muaj e gjysmë agoni pas një tragjedie të madhe. Opozita kërkon të përfitojë nga njerëzit”, tha ai.