Telefonata e Mossad-it për gjeneralët iranianë: Jam ai që i ka dërguar kolegët e tu në ferr, ke 12 orë për të shpëtuar!
Përndryshe, do të përfundonin si shumë të tjerë që janë eliminuar nga sulmet izraelite.
Operacioni i Mossad-it – i përshkruar në një raport ekskluziv nga Washington Post – nisi menjëherë pas valës së parë të sulmeve, një seri goditjesh të ashpra kundër qendrave komanduese në Teheran. Objektivi mori një telefonatë në celular dhe bashkëbiseduesi i përcolli kushtet: ke 12 orë kohë për të regjistruar një video ku distancohesh nga regjimi; në atë rast do të jesh i sigurt bashkë me familjen tënde. Gjenerali – sipas biseduesit – duhej ta dërgonte videon në Telegram, një klip që me siguri do të shpërndahej më pas në internet.
Për t’i dhënë më shumë peshë ultimatumi, agjenti shtoi një fjali kyçe: «Po të telefonoj nga vendi që vetëm dy orë më parë dërgoi në ferr njëri pas tjetrit Bagheri, Salami, Shamkhani». Një listë komandantësh të Gardës Revolucionare ose figura politike që u eliminuan me nisjen e operacionit Rising Lion. Dy të parët janë eliminuar vërtetë, ndërsa i treti u plagos rëndë, por “u rishfaq” me një deklaratë sfiduese.
Artikulli i gazetës thekson se nuk dihet nëse gjenerali e regjistroi dhe e dërgoi videon, por konfirmon që është ende gjallë. Gjithashtu nuk është e qartë se cilat janë figurat e tjera të përfshira në një veprim që kishte për qëllim të përçante zinxhirin komandues ushtarak, të mbillte mosbesim dhe të frikësonte ata që do të zëvendësonin të vrarët. Izraeli, në fakt, ka arritur të eliminojë të paktën dy “zëvendësues”, të cilët mbajtën postin vetëm për pak ditë.
Kjo histori përfaqëson një faqe të dyfishtë lufte psikologjike. E para lidhet me manovrën, e dyta me përhapjen e lajmit. Një element i tretë ndodhet mes propagandës dhe demonstrimit të aftësisë së inteligjencës izraelite për të goditur sërish në një skenë ku shërbimet sekrete izraelite kanë treguar se mund të veprojnë pa pengesa.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
