Tempulli i pabesueshëm indian i gdhendur nga një masiv i vetëm shkëmbor
Një tjetër mrekulli e lashtë indiane na bën të dyshojmë te arritjet teknologjike që zotërojmë sot, sic është Tempulli i Guvës në Kailasa, për të cilin llogaritet se janë dashur të punohen e më pas të largohen më shumë se 400.000 gur.
Ndërtimi i këtij tembpulli të gdhendur në shkemb normalisht do të kishte dashur disa gjenerata për t’u punuar por sipas të dhënave arkeologjike ka dashur vetëm 18 vjet.
Tempulli i Kailasa gjendet në shtetin indian të Maharashtra, në fshatin Ellora, dhe është gdhendur i gjithi nga një copë e vetme shkembi, me teknologji të lashtësisë, ende të panjohura.
Kailasa është 140 metra i gjatë e 130 metra i gjerë dhe daton prej vitit 750, sipas të dhënave vendase.
Punimet në tempull mbajnë figura dhe detaje të pabesueshme për nga saktësia e krijimit.
Kailasa është përshkruar shpesh si një mrekulli inxhinierike e ekzekutuar me një marzh gabimi ‘zero’, nga ku ndërtuesit modernë mund të marrin disa leksione të vlefshme.
Shtyllat e tij monolite qëndrojnë në qendër të kopshtit me hyrje të galerive në anë, ku gjenden 10 panele gjigante me përshkrime të formave që sipas legjendës transformohej zoti hindu Vishnu.
Në vitin 1682, sunduesi Aurangzeb thuhet se punësoi qindra punëtorë për të shkatërruar tempullin por mbas përpjekjeve të shumta ata nuk ia dolën dhe Aurangzeb e la siç ishte.
Mesia Trump, ose ëndrra në diell e të korruptuarve
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128