Tragjedia në Koçan/ Si është gjendja e 7 të lënduarve që po trajtohen në Spanjë

21 Mars 2025, 22:12 / BOTA ALFA PRESS

Tragjedia në Koçan/ Si është gjendja e 7 të
Të shtatë të lënduarit nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët dje janë transportuar për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile, kështu njoftuan për MIA nga Ambasada e Spanjës në Shkup.

“Pacientët kanë mbërritur dje, janë kryer kontrollet fillestare mjekësore, janë në gjendje stabile dhe tashmë ka nisur procesi i trajtimit dhe shërimit në spitalet e lartpërmendura”, njofton ambasada.

Po ashtu, ambasada ndan informacionin se mbreti i Spanjës Felipe VI, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentes Gordana Silanovska-Davkova me rastin e tragjedisë në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.

Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë ligjore, arsyeja e vdekjes është ngulfatja me gaz monoksid karboni, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.