Treni i pasagjerëve përplaset me autobusin në Rusi, 8 të vdekur

Të paktën tetë persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një autobus në një vendkalim hekurudhor në Yaroslavl të Rusisë, rreth 250 kilometra në verilindje të Moskës, Rusi.
Autobusi u ndal në shina ndërsa po përpiqej të kalonte vendkalimin hekurudhor, thanë mediat ruse.
Shoferi i trenit ka bërë gjithçka për të shmangur përplasjen, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur pasi distanca ka qenë e shkurtër, theksohet në raporte.
Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat që ndodheshin në autobus nuk mbijetoi.
Nuk u raportuan të lënduar në mesin e rreth 340 pasagjerëve në tren.
Sipas një deklarate nga Ministria e Emergjencave të Federatës Ruse, asnjë nga tetë personat që ndodheshin në autobus nuk mbijetoi.
-
Erërat e forta në Poloni shkaktojnë 5 të vdekur
1 Prill, 20:23 -
Nëntë fëmijë të vrarë nga një minë tokësore në Afganistan
1 Prill, 20:07 -
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


