Tri vatra zjarri ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Situatë problematike në këto qarqe

23 Qershor 2025, 23:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tri vatra zjarri ende aktive! Ministria e Mbrojtjes: Situatë problematike

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend, duke njoftuar se deri në orën 21:00 të datës 23 qershor janë raportuar 20 vatra zjarri në total, nga të cilat 17 janë shuar dhe 3 vijojnë të jenë aktive.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, vatrat aktive ndodhen në tre qarqe: Vlorë, Lezhë dhe Kukës.

Në Vlorë, vatra më problematike është ajo në fshatin Kudhës, bashkia Himarë. Ajo ka intensitet të lartë por nuk paraqet rrezik për banesa. Në zonat Qafë Lerë – Llaman ka vatra të vogla, nën kontroll. Ndërkohë, vatra në Porto Palermo është shuar plotësisht.

Në Kukës, në fshatin Kolsh, bashkia Kukës, zjarri ka rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Puna për shuarjen e tij po vijon me ndihmën e 10 efektivëve zjarrfikës, mjete të rënda dhe staf nga bashkia.

Në Lezhë, në fshatin Ndërfan të Mirditës, ka zjarr në një sipërfaqe me pyll të ri dhe shkurre. Për shkak të terrenit, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, forca pyjore dhe vullnetarë.

Po ndodh...

ide