Trump paralajmëron Izraelin: Ktheni pilotët në shtëpi, është shkelje e madhe!

24 Qershor 2025, 13:13 / BOTA ALFA PRESS

Trump paralajmëron Izraelin: Ktheni pilotët në shtëpi,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Izraelit përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, duke i bërë thirrje të mos ndërmarrë sulme ajrore pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me Iranin.

“IZRAEL. MOS Hidhni ato BOMBA. NËSE E BËNI, ËSHTË SHKELJE E MADHE. KTHENI PILOTËT NË SHTËPI, TANI!”, shkruan Trump në postimin e tij.

Reagimi vjen pasi mëngjesin e sotëm hyri në fuqi marrëveshja për armëpushim midis Izraelit dhe Iranit, e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, por dy vendet nisën sulmet pas akuzave të Izraelit se Irani e shkeli armëpushimin.

Po ndodh...