Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në Ukrainë

29 Janar 2026, 19:12 / BOTA ALFA PRESS

Trump: Putin ra dakord për një armëpushim një javor në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se homologu i tij rus, Vladimir Putin, pranoi kërkesën e tij për të mos e sulmuar Kievin dhe qytetet dhe fshatrat e tjera ukrainase për një javë.

“Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos qëllonte mbi Kievin dhe qytetet dhe fshatrat për një javë”, ka thënë Trump gjatë një konference për shtyp, duke theksuar se Ukraina aktualisht po përballet me temperatura jashtëzakonisht të ulëta.

“Dhe ai pranoi ta bënte këtë. Dhe duhet t’ju them, ishte shumë bukur”, ka shtuar Trump,

Presidenti i SHBA-së nuk sqaroi se kur ose si ia përcolli këtë kërkesë Putinit, ose nga cila datë do të fillonte armëpushimi i supozuar.

Forcat ruse nisën një sulm kundër Kievit gjatë natës më 28 janar, i cili shënoi vetëm sulmin e fundit kundër kryeqytetit në fushatën e Moskës që synonte rrëzimin e rrjetit energjetik të Ukrainës mes temperaturave të ulëta.

Po ndodh...

ide