Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson në zgjidhjen e programit bërthamor iranian

29 Janar 2026, 18:17 / BOTA ALFA PRESS

Tensionet Iran-SHBA/ Turqia ndërmjetëson në zgjidhjen e programit

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, do të vizitojë Turqinë të premten për bisedime me homologun turk, Hakan Fidan, lidhur me zhvillimet e fundit në Iran dhe tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara.

Vizita vjen pas paralajmërimeve të presidentit Donald Trump, i cili kërkoi që Irani të ulet në tryezën e negociatave për armët bërthamore, duke kërcënuar me një sulm të mundshëm në rast të mosarritjes së marrëveshjes.

Burimet turke bëjnë me dije se gjatë takimit, Fidan do të përcjellë shqetësimin e Ankarasë për çdo ndërhyrje të huaj ndaj Iranit dhe do të theksojë rëndësinë e stabilitetit rajonal.

Turqia ofron mbështetje për të ndihmuar në zgjidhjen e tensioneve dhe është e gatshme të ndërmjetësojë për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë lidhur me programin bërthamor iranian.

Ky takim zhvillohet në një moment kur Irani ka shtypur protestat masive brenda vendit, ndërsa qeveria e tij është përballur me kritika ndërkombëtare për dhunën ndaj qytetarëve.

Turqia synon të luajë një rol stabilizues dhe të shmangë përshkallëzimin e krizës në rajon.

Po ndodh...

ide