“Fitorja ndahet mes...”/ Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5”

29 Janar 2026, 17:00 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Fitorja ndahet mes...”/ Lore zbulon banorët që sheh

Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe në lidhje me projektet e saj më të reja muzikore.

Në një moment gjatë intervistës, Lore është pyetur për banorët që ajo mendon se janë më shumë në avantazh deri në këtë pikë të lojës për të qenë në finale.

Sipas ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga lojtarët më të fortë dhe më inteligjent është Kristi. Lore shtoi se sheh në finale edhe Mirin me Selin.

“Kam shumë konsideratë për lojën e Kristit. Është një nga lojtarët më inteligjentë dhe të ftohtë. Miri dhe Selin janë një dyshe që i shoh në finale. Këta janë ata që mendoj unë më të avantzhuar. Mendoj se fitorja do ndahet mes këtyre të treve. Unë do doja shumë Brikenën në finale, por pse jo dhe Mateon. Kam vënë re që Mateo po pëlqehet shumë në rrjet”, tha këngëtarja e njohur.

 

Po ndodh...

ide