Europa nën presion/ Merz: Duhet të tregojmë forcë dhe vetëdije në politikën globale

Situata aktuale e politikës botërore është serioze dhe e vështirë, por njëkohësisht krijon edhe mundësi të reja për Gjermaninë dhe Evropën.
Kështu u shpreh kancelari gjerman, Friedrich Merz, në deklaratën e tij qeveritare në Bundestag, i cilia tha se bota po karakterizohet gjithnjë e më shumë nga politika e fuqive të mëdha.
Sipas Merz, Evropa duhet të tregojë më shumë forcë dhe vetëdije në politikën e pushtetit, nëse dëshiron të ruajë vlerat dhe rendin e saj.
Ai tha se evropianët mund t’i realizojnë interesat e tyre vetëm nëse mësojnë të flasin vetë “gjuhën e politikës së pushtetit”.
Kancelari gjerman nënvizoi se Evropa nuk është vetëm një fuqi ekonomike, por edhe një alternativë normative ndaj imperializmit dhe autokracisë.
Në këtë kontekst, ai veçoi tri fusha ku BE-ja duhet të dëshmojë veten, forcimin e sigurisë dhe uljen e varësisë në teknologji dhe mbrojtje, rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe paraqitjen e Evropës si një bllok i bashkuar.
Merz përmendi si shembull pozitiv reagimin e përbashkët evropian ndaj kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për tarifa doganore dhe pretendimeve mbi Groenlandën, duke thënë se Evropa tregoi “respekt ndaj vetes”.
Ai nënvizoi se kjo vetëdije e re duhet të shfrytëzohet në vijim, përfshirë në samitin e posaçëm të BE-së në shkurt, ku do të diskutohet rritja e konkurrueshmërisë së Bashkimit Evropian.
Po ndodh...
Revolucioni mbaroi, Edi Rama vazhdon i qetë
ide
Vetmia e madhe e Perëndimit dhe demokracisë liberale
Paratë e korrupsionit po blejnë kohë politike.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
