Trump reagon pas të shtënave në Uashington: Kafsha që qëlloi dy ushtarët e Gardës do ta paguajë shumë shtrenjtë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra pas sulmit me armë në qendër të Uashingtonit, ku dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare u plagosën rëndë vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Në një postim në Truth Social, Trump e quajti autorin “kafshë” dhe paralajmëroi se “do ta paguajë shumë shtrenjtë” për atë që ka bërë.
“Zgjyra që qëlloi dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët tani ndodhen në spitale të ndryshme dhe janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë e plagosur. Por pavarësisht kësaj, do ta paguajë shumë shtrenjtë,” shkroi Trump. Ai shtoi: “Zoti e bekoftë Gardën tonë Kombëtare të mrekullueshme, si dhe të gjithë ushtarakët dhe forcat e rendit. Janë njerëz të jashtëzakonshëm. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që lidhen me Zyrën e Presidencës, jemi me ju!”
Dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të veshur me uniformë, u qëlluan në një zonë të populluar të kryeqytetit amerikan, në distancë të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë. Ngjarja ndodhi në një kohë kur Garda Kombëtare është e dislokuar masivisht në Uashington, pas vendimit të Trump për vendosjen e kontrollit federal në qytet gjatë muajit gusht. Aktualisht, 2 188 pjesëtarë të Gardës janë të angazhuar në kryeqytet.
Trump ndodhet në Florida, ku po kalon Ditën e Falënderimeve në resortin e tij Mar-a-Lago.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

