U largua para kohe nga G7-a, Trump përgënjeshtron Macron: Nuk ika për një marrëveshje Iran-Izrael! Ai do vëmendje
17 Qershor 2025, 08:30 / BOTA
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se është larguar para kohe nga samiti i G7 në Kanada për të punuar mbi një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.
Në një postim në rrjetet sociale, ai gjithashtu e ka quajtur presidentin francez Emmanuel Macron “i etur për vëmendje”.
Trump shkroi se Macron “nuk ka asnjë ide” për arsyen e kthimit të tij në Uashington dhe se ajo ishte “shumë më e madhe” se një armëpushim.
Reagimi i tij erdhi pasi Macron kishte sugjeruar se Trump kishte bërë një “ofertë” për armëpushim.
Presidenti amerikan e hodhi poshtë këtë deklaratë si të pavërtetë, duke shtuar: “Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë e ka gabim. Qëndroni në pritje!”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
