Varrimi i Papa Franceskut, ja data kur do të përcillet për në banesën e fundit Ati i Shenjtë

22 Prill 2025, 11:17 / BOTA ALFA PRESS

Varrimi i Papa Franceskut, ja data kur do të përcillet për

Një ditë pas vdekjes së Papa Françeskut, Kongregacioni i parë i Përgjithshëm i Kardinalëve u mblodh në Sallën e Sinodit, i cili vendosi datën e funeralit.

Papa Francesku do të përcillet për në banesën e fundit të shtunën në mëngjes në orën 10, në një ceremoni të kryesuar nga Kardinali Dekan Giovanni Battista Re.

Nesër trupi i pajetë do të transferohet në Shën Pjetër, ku do të qëndrojë i ekspozuar deri të premten për besimtarët për të bërë nderimet e fundit.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e para të trupit të Papa Françeskut, i cili mban në duar shaminë e kuqe dhe një rruzare.

 

Po ndodh...