“Vëllazëri” diktatorësh, Lukashenko i dhuron një sniper Kim Jong Un: Ta kesh, nuk i dihet!

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko i dhuroi homologut të tij koreano verior, Kim Jong Un një pushkë automatike gjatë vizitës së tij të parë në Phenian.
Momenti i kapur në kamera u shoqërua me batuta, me Lukashenkon që tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të ketë nevojë për armën “në rast se shfaqen armiq“.
Pamjet e shpërndara nga mediat shtetërore bjelloruse treguan Lukashenkon duke i paraqitur Kim-it atë që dukej të ishte një pushkë automatike. Lideri i Koresë së Veriut ju përgjigj me një gjest tallës të mbushjes së armës dhe i tha Lukashenkos më pas, “faleminderit”.
“Kështu është”, tha Lukashenko, duke shtuar: “Në rast se shfaqen armiq”.
Videoja gjithashtu tregoi Kim duke i paraqitur Lukashenkos një vazo të madhe mozaiku me një portret të liderit bjellorus, me udhëheqësin e Koresë së Veriut që shpjegoi po ashtu se për ta krijuar atë janë përdorur rreth 30 guaska deti.
Lukashenko tha ndër të tjera se fuqitë kryesore të botës “injorojnë dhe shkelin normat e së drejtës ndërkombëtare”, duke u dukur sikur kritikojnë Shtetet e Bashkuara. Kim ndërkohë tha se Koreja e Veriut kundërshton “presionin e paligjshëm mbi Bjellorusinë nga Perëndimi“.
Përveç traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit, të dy palët ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në sektorë që variojnë nga bujqësia deri te informacioni, thanë mediat shtetërore bjelloruse.
Vizita u përfundua me shoqërimin personal të Lukashenkos nga Kim në aeroport për një “lamtumirë të ngrohtë“.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128