E pazakontë për Kombëtaren shqiptare, Polonia merr vendimin para gjysmëfinales së “play off”

26 Mars 2026, 18:20 / SPORT ALFA PRESS

E pazakontë për Kombëtaren shqiptare, Polonia merr vendimin para

Stadiumi “PGE Narodowy” do të qëndrojë i mbuluar, ndërsa Shqipëria mat forcat me Poloninë në Varshavë. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Polake të Futbollit, Lukasz Vashovski, ka konfirmuar se çatia e stadiumit do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjysmëfinales së “play off”.

Ky takim do të nisë në orën 20:45. Dhe kjo është hera e parë, që kuqezinjtë shkojnë në këtë fazë duke ëndërruar Botërorin 2026.

Lojtarët nuk do të ndikohen kështu nga kushtet atmosferike. Po ashtu edhe atmosfera nga ana e tifozëve pritet e ndezur.

Ky rast është i pazakontë për Kombëtaren shqiptare. Me stadiumin e mbuluar, do të kërkohet kualifikimi në finalen e “play off”.

Po ndodh...

ide