Juve drejt akordit me Vlahoviç, serbi pranon rinovimin me ulje page

“Pashkët” e Dushan Vlahoviç kanë ardhur një javë më herët dhe rinovimi i kontratës mund të mos vonojë shumë. Ringritja e sulmuesit nisi në ndeshjen ndaj Sasuolod, vetëm 11 minuta në fushë për t’u ndjerë sërish futbollist dhe për të lënë pas dëmtimin e rëndë në muskujt e kofshës, operacionin e dhjetorit dhe 112 ditët jashtë fushave. Shumë kohë, por më pak se ajo që mbetet deri në skadimin e kontratës së 26-vjeçarit nga Beogradi me Juventusin. Afati i 30 qershorit po afrohet dhe as klubi, as lojtari nuk duan të presin deri në fund. Juventusi dhe Vlahoviç, pas sinjaleve pozitive të javëve të fundit, synojnë të përgatisin paraprakisht “martesën” e dytë.
Pushimi i kombëtareve pritet të ndihmojë në përshpejtimin e bisedimeve. Sulmuesi do të stërvitet në Kontinasa, ndërsa drejtuesi Damien Komoli pritet të rikthehet në Itali në fundjavë. Në Torino do të mbërrijë edhe babai i lojtarit, Milosh Vlahoviç, i cili po merr një rol aktiv në të ardhmen e të birit. Mesazhi është i qartë, ofertat nga Barcelona apo klubet e Premier League mund të presin, prioritet mbetet Juventusi. Një takim i ri me drejtuesit, përfshirë edhe Xhiorxhio Kiellini, pritet shumë shpejt.
Takimi i radhës nuk do të jetë përfundimtar, por konsiderohet kyç. Palët janë ndarë më herët me një dëshirë të përbashkët: të vazhdojnë bashkë. Tani vjen momenti i diskutimeve konkrete financiare. Vlahoviç ka shprehur qartë dëshirën për të qëndruar, ndërsa Juventusi i ka premtuar trajnerit Luçiano Spaleti se do të bëjë maksimumin për rinovimin. Klubi preferon të mbajë një sulmues të provuar sesa të investojë për një emër të ri, sidomos duke pasur parasysh se që nga janari 2022, serbi ka realizuar 64 gola në 163 ndeshje. Edhe vetë lojtari e sheh më të arsyeshme të vazhdojë në një ambient të njohur pas një sezoni të vështirë dhe një dëmtimi serioz.
Java e Pashkëve mund të jetë vendimtare për sulmuesin, i cili synon të rikthehet te goli në ndeshjen ndaj Xhenoas më 6 prill. Edhe pse marrëveshja përfundimtare mund të kërkojë kohë, diskutimet ekonomike do të nisin menjëherë. Vlahoviç është i vetëdijshëm se nuk mund të vazhdojë me pagën aktuale prej 12 milionë eurosh. Nga ana tjetër, Juventusi e di se një ulje e ndjeshme (40-50%) duhet të balancohet me kushte të tjera. Kompromisi më i mundshëm është një kontratë 1-2 vjeçare (deri në 2027 ose 2028) me një pagë rreth 6-7 milionë euro në sezon. Ndërkohë, klubi ka një plan të qartë për të ardhmen: sigurimin e një vendi në Champions dhe rinovimin e lojtarëve kyç, përpara se të ndërhyjë në merkato me disa afrime cilësore, ku përmenden emra si Bernardo Silva dhe rikthimi i mundshëm i Randal Kolo Muani.
Po ndodh...
ide
Kush nuk punon për liderin legjendar, punon për PS!
Kali i Saliut, tagjia e Edit
Itali/ Hetime, ligje dhe helme, përplasja e përjetshme mes politikës dhe drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128