“Kryetari i PD-së në Mat po zgjidhet në tryezë!” I rritur në “gjirin” e partisë demokratike por i skualifikuar pa arsye, Malaj hedh akuza ndaj Palokës

26 Mars 2026, 17:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kryetari i PD-së në Mat po zgjidhet në tryezë!”

Ky muaj i fundit për situatën brenda partiake në PD, nuk ka qenë fort i mirë. Duke filluar me përplasjet e vazdhueshme për garën për kreun e forcës politike, mes Berishës dhe Salianjit, e duke vijuar më tej me përjashtimin e Dritan Burgijas dhe Arlind Boshkut nga grupi i anëtarëve demokratë të këshillit Bashkiak Durrës nga Flamur Noka.

Tashmë duket se fatin e Burgijas dhe Boshkut, e ka pasur edhe një tjetër demokrat. Bëhet fjalë për Ardi Malajn, i cili është skualifikuar pa të drejtë nga gara për drejtimin e PD-së në Mat. Malaj është anëtarësuar në PD që prej vitit 2002 dhe iështë rritur në strukturat e kësaj force politike në qytetin e Matit duke mbajtur shumë pozicione.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ai ka sqaruar se nuk është tërhequr nga gara për drejtimin e PD për përkundrazi është skualifikuar pa asnjë arsye. Më tej ai ka shtuar se vijon të mbetet përkrahës i Sali Berishës  dhe demokrat por nuk mund të bëhet pjesë e asaj që ai e quan një “farsë” për “të zgjedhur kryetarin e PD-së Mat në tavolinë!”

Ai po ashtu ka akuzuar Edi Palokën, si të përfshirë në këtë situatë: “Nuk arrij ta kuptoj si është e mundur që të përfshihet z. Paloka me ndikime nga qendra në zgjedhjet e kryetarit të PD-së Mat, kur nuk është as drejtues politik në zonë, as i deleguar, as i votuar, ndërkohë që unë jam që fëmijë në PD dhe ai nuk i njeh kontributet e mia!”

Sqarim publik për të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike, Dega Mat!

Unë, Ardi Malaj, i diplomuar në Menaxhim-Marketing-Turizëm-Gjeografi, i anëtarësuar në PD në vitin 2002, i rritur në strukturat e PD-së Mat duke mbajtur shumë pozicione, me një eksperiencë të konsiderueshme, gjithmonë komisioner dhe numërues i PD-së, i zgjedhur 3 herë anëtar kryesie—në të gjithë këtë rrugëtim politik kam marrë besimin tuaj me votë, sqaroj:

Dua t’ju bëj me dije se unë nuk jam tërhequr nga gara për drejtimin e PD-së Mat, por jam skualifikuar pa asnjë arsye.

Frika e disa drejtuesve, lart dhe poshtë, që vendosin veton për emrin tim që të mos jem në garë, është e turpshme!

Mbetem përkrahës i madh i devizës së Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, që vetëm gara dhe vota e anëtarësisë është ajo që vulos çdo proces dhe prevalon mbi gjithçka.

Kam qenë demokrat, jam demokrat dhe do të mbetem demokrat, por nuk mund të bëhem pjesë e kësaj farse për të zgjedhur kryetarin e PD-së Mat në tavolinë!

Nuk arrij ta kuptoj si është e mundur që të përfshihet z. Paloka me ndikime nga qendra në zgjedhjet e kryetarit të PD-së Mat, kur nuk është as drejtues politik në zonë, as i deleguar, as i votuar, ndërkohë që unë jam që fëmijë në PD dhe ai nuk i njeh kontributet e mia!

ASKUSH NUK DUHET TË KETË FRIKË NGA VULLNETI I ANËTARËVE DHE NJË GARE TË NDERSHME

Po ndodh...

ide