Video/ Autori i sulmit në Magdeburg një mjek nga Arabia Saudite, ja momenti kur arrestohet

20 Dhjetor 2024, 23:30 / BOTA ALFA PRESS

Video/ Autori i sulmit në Magdeburg një mjek nga Arabia Saudite, ja

Autori i sulmit në Magdeburg të Gjermanisë është arrestuar vetëm pak minuta pasi me “BMW” e tij mori përpara turmën me qindra njerëz në tregun e Krishtlindjeve.

Pamjet që po qarkullojnë në jetë momentin kur 50-vjeçari nga Arabia Saudite, ndalon makinën, ngre duart sipër dhe dorëzohet para forcave speciale gjermane duke u shtrirë në tokë, pas reguar më pas kur i vendosen prangat.

WELT duke cituar burime sigurie pretendon se agresori është nga Arabia Saudite dhe punonte si mjek në Gjermani, ndërsa makinën e kishte marrë me qira pak para sulmit.

Ndërkohë, bilanci i sulmit është rënduar pasi BILD raporton se për të paktën 2 të vdekur dhe 80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

 

 

Po ndodh...