Vota e diasporës/ Celibashi: Numërimi do të kryhet nga KQZ, në ambientet tona! Ja si do të ndahen fletët në bazë të qarqeve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka sqaruar detaje në lidhje me procesin e votimit nga diaspora, e cila do të ndodhë për herë të parë më 11 maj.
Ai ka zbuluar se procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave të emigrantëve do të bëhet nga KQZ në ambientet e KQZ.
“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për ccdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull.
Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ.
Numërimi ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ.
Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera.
Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

