Vrau gruan që i ngjante asaj për të inskenuar vdekjen e vet, nis gjyqi ndaj gjermanes

17 Janar 2024, 16:02 / BOTA ALFA PRESS

Vrau gruan që i ngjante asaj për të inskenuar vdekjen e vet, nis
Sot gjykata në Gjermani ka filluar procesin gjyqësor ndaj një gruaje të akuzuar për vrasjen e një gruaje tjetër që i ngjante asaj për të inskenuar vdekjen e saj. 24-vjeçarja Sharaban K. dhe një 25-vjeçar dyshohet se kanë zgjedhur viktimën në bazë të pamjes dhe moshës së saj. Prokurorët thonë se pas vrasjes planifikonin të fshiheshin dhe të fillojnë jetën e re, por se janë kapur të nesërmen. Ajo dhe i bashkëpjesëmarrësi në krim mohojnë akuzat e ngritura ndaj tyre. Sipas dokumenteve të gjykatës, Sharaban me shtetësi gjermano-irakiane në kohën e vrasjes në vitin 2022 kishte 23-vjeç, kurse në Instagram kërkonte gratë që i ngjanin dhe tentonte t’i njofton duke u bërë premtime të ndryshme. Prokurorët thonë se viktimës 23-vjeçe me prejardhje algjeriane e identifikuar si Khadidja O., i është premtuar trajtim kozmetik falas në një sallon. Atë e kishin marrë në qytetin Eppingen në jug të Gjermanisë, e më pas e kishin dërguar në Ingolstadt të Bavarisë.

Prokurorët gjithashtu thonë se viktima ishte therur 56 herë dhe është goditur në kokë para se trupi i saj të lihej në një zonë malore brenda një Mercedesi të zi. Kur trupi i saj u gjet, fillimisht është menduar se Sharaban K., ka vdekur. Megjithatë, ajo dhe 25-vjeçari Sheqir K., u arrestuan të nesërmen pasi u panë në një piceri. Të dy dyshohen gjithashtu se kanë punësuar një vrasës me pagesë për të vrarë vëllain e ish-partnerit të saj. Vrasësi i dyshuar, i cili ka marrë një shumë prej 5000 eurosh, nuk e ka kryer vrasjen. Përveç kësaj, gjatë qëndrimit në paraburgim, i dyshuari dyshohet se ka tentuar ta bindë të burgosurin që të vrasë dëshmitarët në këtë rast. 

 

Po ndodh...

ide