Zgjedhjet në PE/ Dalin Sondazhet e para në Itali, kryeson partia e Giorgia Melonit! Ja si renditen forcat e tjera
9 Qershor 2024, 23:28 / BOTA

Pas shteteve të tjera evropiane edhe Italia ka mbyllur në orët e vona të mbrëmjes së sotme (9 qershor) qendrat e votimit në vend, për zgjedhjet evropiane.
Sipas sondazheve të para, partia Vëllezërit e Italisë (FdI) e Giorgia Melonit ka fituar deri më tani 27-31% të votave.
Partia Demokratike (PD) e opozitës së qendrës së majtë mori 21.5-25.5% të votave.
Lëvizja Pesë Yjet (M5S) mori 10-14%, ndërsa Forza Italia, partia e themeluar nga i ndjeri Silvio Berlusconi, doli e katërta me 8.5-10.5% të votave.
Partia populiste Liga e Matteo Salvinit ka marrë një rënie serioze në krahasim me vitin 2019, duke fituar vetëm 7.5-9.5% të votave.
Dhe të Gjelbërit/E majta morën 5-7%.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

