Zjarret masive në Los Angeles, arrestohet një person i dyshuar

10 Janar 2025, 21:06 / BOTA ALFA PRESS

Zjarret masive në Los Angeles, arrestohet një person i dyshuar

Një person është arrestuar në Los Anxhelos, pasi ka tentuar të ndezë një zjarr në një zonë pranë "Kenneth Fire". Siç raportohet qytetarët e kanë vënë re burrin dhe e kanë ndaluan derisa autoritetet kanë mbërritën në vendngjarje. Sipas dëshmitarëve, ai kishte me vete një “bombol propani ose një lloj pajisjeje për të ndezur flakë”. 

“Ne ishim ulur në oborrin e shtëpisë dhe papritmas dëgjojmë një makinë që ndaloi duke u ulëritur dhe djali po vraponte duke thënë: 'Ndal! Hidhni atë që mbani! Fqinjë, ai po përpiqet të ndezë një zjarr! Telefononi 911!'”, u tha gazetarëve të stacionit dëshmitarja okulare Renata Grinshpun.

Siç raportohet autoritetet nuk kanë thënë nëse i dyshuari ka pasur apo jo ndonjë lidhje me zjarret, duke shtuar se identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

“Ajo që ne dimë tani është se incidenti ndodhi këtu dhe rreth 20-30 minuta më vonë, një i dyshuar u ndalua nga qytetarët,” thanë autoritetet për stacionin.

 

 

Po ndodh...

ide