
Zv.kryeministrja e Ukrainës: Kievi gati të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por SHBA nuk ka vendosur ende kushtet!

Ukraina është “gati të nënshkruajë” marrëveshjen e mineraleve me Amerikën, por SHBA “nuk ka vendosur ende për kushtet”, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna.
“Marrëveshja është gati. Nuk ka ndryshime në tekst”, tha Olha Stefanishyna.
Gjatë një deklarate për mediat zv.kryeministrja e Ukrainës tha se: “Pala amerikane nuk ka vendosur ende për kushtet e marrëveshjes, ndërkohë që Ukraina është gati ta nënshkruajë.”
Kujtojmë se marrëveshja për mineralet ishte planifikuar të nënshkruhej nga Zelensky dhe Trump gjatë takimit që ata patën kokë më kokë në Shtëpinë e Bardhë rreth 2 javë më parë, por për shkak të ballafaqimit të tyre tensionues, marrëveshja nuk u finalizua, pasi mes Trump dhe Zelenskyt pati një debat të ashpër me kritika ndaj njëri-tjetrit.
Gjithashtu ka pasur shumë pasiguri nëse marrëveshja do të vinte me “garancitë e sigurisë” të SHBA-së – me Ukrainën dhe Evropën që thonë se garancitë janë të nevojshme për të penguar Rusinë dhe për të zbatuar çdo marrëveshje paqeje.

Donald Trump ka vënë një bast të madh
ide

Akademia politike e PS, një shaka e madhe

Rezultatet e Maturës Shtetërore 2025, fiktivitet dhe jo përmirësim

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128