Ç’po ndodh te Gjykata e Posaçme? Garda e Republikës kontrolle me qen eksploziv
6 October 2026, 15:19 / AKTUALITET

Kontrolle të detajuara janë zhvilluar mesditën e kësaj të marte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kontrollet janë kryer nga efektivë të Gardës së Republikës dhe kanë përfshirë disa pajisje të mbërritura në ambientet e gjykatës, të vendosura në kuti kartoni.
Gjatë verifikimeve është përdorur edhe një qen i trajnuar për identifikimin e lëndëve eksplozive dhe sendeve të tjera të ndaluara.
Deri më tani nuk raportohet për konstatimin e ndonjë pajisjeje të rrezikshme apo materiali që mund të përbëjë kërcënim për sigurinë në ambientet e GJKKO-së.
Nuk janë bërë ende të ditura arsyet konkrete që kanë çuar në kryerjen e këtyre kontrolleve.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
Nga Lindita Çela
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Nga Arben Iliazi
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Nga Përparim Gjeka
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
