Demokratët Evropianë godasin klasën politike: Shqipëria ka nevojë për një kapitull të ri, qeveria dhe opozita kanë dështuar

5 July 2026, 09:41 / POLITIKË ALFA PRESS
Demokratët Evropianë godasin klasën politike: Shqipëria ka

Demokratët Evropianë (PDE/EDP) kanë reaguar me një video-postim për protestën masive të qytetarëve shqiptarë mbrëmjen e djeshme (4 korrik) në bulevardin para Kryeministrisë.

Me një reagim publik të shoqëruar edhe me pamjet nga sheshi i mbushur skaj më skaj, ata shprehen me kritika të forta ndaj klasës politike dhe qeverisë, duke vënë në dukje se kanë humbur drejtimin dhe se opozita mbetet e qytetarëve.

Sipas tyre, Shqipëria ka nevojë për një kapitull të ri.

“Në natën e 35-të të protestave, Tirana dëshmoi pjesëmarrjen më të madhe deri më sot. Kjo nuk është zhurmë; është një thirrje demokratike për zgjim. Një qeveri që refuzon madje edhe të dialogojë me qytetarët e saj ka humbur busullën demokratike.

Një opozitë që nuk arrin t’i kuptojë dhe t’i përfaqësojë plotësisht ata është po aq jashtë ritmit me realitetin. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë dyer të mbyllura, politikë të konsumuar apo heshtje të imponuar.

Ajo ka nevojë për një kapitull të ri demokratik: evropian, transparent, guximtar, me përgjegjshmëri dhe, më në fund, të denjë për njerëzit e saj”, thuhet në këtë reagim të Demokratëve Evropianë.

Po ndodh...