Dënimi i Tahirit me burg, Shpëtim Gjika: Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë

4 Shkurt 2022, 21:41 / POLITIKË ALFA PRESS
Dënimi i Tahirit me burg, Shpëtim Gjika: Kurajo dhe durim miku im i

Ish-krybashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka reaguar lidhur me dënimin me burg t ish-ministrit të Mbrojtjes, Saimir Tahiri, duke evidentuar raportet miqësore mes tyre. Gjika shkruan se kishte shpresë se e drejta do të triumfonte, por e kundërta ndodhi. Ai i jep kurajo Tahirit duke i thënë që sprovat e bëjnë më të fortë dhe do ta presë për ta përqafuar sërish.

“I dashur Saimir! Edhe pse sot,duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla! Ti je i fortë! Sprovat të bëjnë edhe më të fortë! Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë”, shkruan ai.

Po ndodh...