Dështojnë negociatat me RENEA-n, vetëvritet brenda makinës Nertil Buzi
Ka marrë një tjetër kthesë tragjike ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec paraditen e kësaj të premteje.
Refit (Nertil) Buzi, 35 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së ish-vjehrrit të tij dhe plagosjes së ish-vjehrrës, i ka dhënë fund jetës me armë zjarri pas disa orësh negociatash me forcat e RENEA-s.
35-vjeçari ishte i rrethuar nga forcat e policisë në zonën e ish-fushës së helikopterëve, në fshatin Kurjan, ku qëndroi i ngujuar brenda automjetit të tij. Gjatë gjithë operacionit, negociatorët e policisë tentuan ta bindnin të dorëzohej, por përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.
Mëngjesin e sotëm, Buzi qëlloi për vdekje me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun, plagosi ish-vjehrrën, Bejlere Plakun, dhe mori me forcë ish-të fejuarën, Rozalinda Plakun. Kjo e fundit u lirua disa orë më vonë gjatë ndërhyrjes së forcave të policisë.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i policisë me detaje të mëtejshme.
LEXO EDHE:
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
(Pa)Besa e Edi Ramës!
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128