“Besa”, detyrë shtëpie për socialistët/ Rama bën gati dokumentin: Do ta merrni me vete ta studioni në pushime! Po i bëjmë shqiptarët të ndjehen të papërfillur

24 July 2026, 13:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një dokument të ri politik të quajtur “Besa”, të cilin u tha deputetëve dhe drejtuesve socialistë se do ta marrin me vete gjatë pushimeve për ta studiuar.

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama tha se dokumenti synon të nxisë reflektim brenda Partisë Socialiste pas protestave të fundit.

“Arbri nuk është problemi ynë, Arbri është prova dhe sprova që kemi me veten. Ky është një tjetër mësim i shtrenjtë i bulevardit të flamingove.
Besa është dokumenti i parë që kam sjellë, e di që do të hapë debat, por ndaj edhe e kam zgjedhur.
Shqiptarët të mos ndjehen më të papërfillur, nuk do të sqaroj këtu dokumentin sepse është i gjatë dhe do ta merrni me vete në pushime.
Bashkë me “Besën” kam shkruan edhe një aneks për mënyrë se si PS duhet të mbështesë kthesën e domosdoshme, atë nuk do ta merrni sepse fillimisht do ta diskutoj me drejtuesit politikë dhe ata të komisioneve. Nuk kemi asnjë luftë për të bërë me flamengot, por kemi vetëm një aleancë për të ndërtuar me ta”, tha ai.

 

 

Po ndodh...

ide