Prej 55 ditësh qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama nuk ndalet ndaj protestuesve: Mosmirënjohës!
Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për mediat, pas mbledhjes së zgjeruar me grupin parlamentar të PS-së dhe kabinetin e tij qeveritar. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se protstuesit në Bulevard janë mosmirënjohës.
“Sot dua të flas për çfarë pamë dhe çfarë dëgjuam gjatë muajit qershor, kur bulevardi u mbush nga njerëz, nga të gjitha grupet e jetës, kategoritë shoqërore dhe kur një shend i rrallë u bë simbol i vëmendjes më të madhe globale, brenda një muaji. Përveç videos që sapo patë, kam sjellë dhe dy dokumente, janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të Flamingove. Janë të hapura për t’u lexuar. Ky i pari është një dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i 4 në procesin qeverisës. I dyti është aneks për mënyrën se si PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të 4. Qëlloj që në një nga ditët e qershorit, kryetar bashkie, shok i yni, që i rri në kokë punës, më erdhi i acaruar me një grup njerëzisht që i kishin dalë në protestë. Më tha; “I kam gjetur në llumë, nuk kishin trotuare. I bëra me rrugë, trotuare, u bëra kopsht, iu vura dhe stola, por janë mosmirënjohës!. Ai shokë, miq, kolegë, jemi ne të gjithë. Të gjithë prej nesh e ka menduar qoftë për një fjalë të keqe kur u ka ardhur në majë të hundës me popullin. Kam menduar që janë mosmirënjohës.”, tha ai.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128