Veliajt nuk i ikin dyshimet për Dadon: Dikush me uniformë shteti më ka rrëmbyer

Po mbahet sot në Gjykatën Administrative, seanca e radhës për përballjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe prokurorit Ols Dado, për kryetari i Bashkisë Tiranë kërkon anulimin e dekretit të këtij të fundit.
Burime për mediat bëjnë me dije se mbrojtja e Veliajt, Plarent Ndreca ka nisur me leximin e qëndrimit në lidhje me kërkesën e shoqatës Asociacioni për Media e Drejtësi për të qenë palë në gjykim dhe është shprehur se duhet pranuar.
Në të njëjtën linjë mësohet se ka qëndruar dhe vetë Veliaj, i cili tha se persona të veshur me uniformën e shtetit e kanë rrëmbyer, referuar këtu prokurorit Dado. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të saj.
“Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës” ka thënë Veliaj.
Nga ana tjetër përfaqësues të shoqatës janë shprehur se çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së saj. Më tej shoqata bën me dije se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para Kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha.
Në lidhje me tragjedinë e 21 janarit dhe përfshirjen e Dados në këtë çështje, ata thonë se lidhet drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit.
Nga ana tjetër, Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente.
Ndërkaq, bëhet me dije se në sallë është paraqitur një zonjë e cila ka bërë kërkesë që të vijë si përfaqësuese e Veliajt. Mirëpo zonja në fjalë rezulton pa licencë avokati. Ndërsa bëhet me dije se asnjëra nga palët nuk e njeh atë.
Pjesë nga seanca:
Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye: ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë.
Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës.
Avokati i Ols Dados: Kemi një akt administrativ individual, provat që u dorëzuan nga avokati i shoqatës janë fletëthirrje që Gjykata Administrative e ka njoftuar për çështjen e cila ndodhej në fazën parapake. Në kërkojmë që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore.
Gjykata: Këto kërkesa janë të fazës përgatitore dhe në fund gjykata do të shprehet për çdo kërkesë ose do vendosë që ta kalojë çështjen për gjykim.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128