Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të premte

Territori i Shqipërisë do të ndikohet sot nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet parashikohen të jenë të dobëta deri lokalisht me intensitet mesatar në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera do të jenë kryesisht të dobëta.
Gjatë ditës, në disa zona priten edhe stuhi lokale të shoqëruara me bubullima, të cilat mund të sjellin përkeqësime të përkohshme të kushteve atmosferike.
Temperaturat do të variojnë nga 17°C në zonat më të freskëta deri në 26°C në ato më të ngrohta.
Në det parashikohet valëzim i forcës 2 deri në 3 ballë.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 5-10 m/s, ndërsa në momente të veçanta, gjatë stuhive, pritet të fitojë intensitet.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128