Plagoset me sende të forta një person në plazhin e Shëngjinit

23 July 2026, 23:00 / AKTUALITET ALFA PRESS
Plagoset me sende të forta një person në plazhin e

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga pushuesit. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ka shoqëruarautorin e dyshuar, A. Ll.

“Rreth orës 21:30, në zonën e lodrave, në Shëngjin, gjatë një konflikti me sende të forta mes dy shtetasve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi M. P., i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ll. Gjatë veprimeve të para hetimore është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë sportive zhurmuese, e cila dyshohet se mbahej prej tij.”– njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...

ide