Ky është Refit Buzi, 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën. Pas krimit, mori peng ish-bashkëshorten
24 July 2026, 09:08 / AKTUALITET

Mediat kanë siguruar foton e autorit 35-vjeçar që dyshohet se vrau ish-vjehrrin në Roskovec, plagosi ish-vjehrrën dhe mori me vete ish-bashkëshorten.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vidhisht të Fierit, ku policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.
Sipas dëshmive të familjarëve, Buzi ka shkaktuar frikë te prindërit e ish-bashkëshortes së tij, pasi ishte i armatosur dhe i kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme.
35-vjeçari ndodhet në drejtim të paditur dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete ish-bashkëshorten.
Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Po ndodh...
Rama & Berisha, tango e shëmtuar antiprotestë
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Të gjithë po e lexojnë gabim këtë protestë
Nga Red Varaku
Diktatura që nuk ka nevojë për pranga
Nga Ardi Stefa
"Republika e gardheve" kundër Republikës së qytetarëve
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128