Foshnja 7-muajshe humb jetën rrugës për në spital, procedohen dy mjekë pediatër në Gjirokastër

24 July 2026, 09:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 21 korrik, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal

Për këtë arsye është nisur një hetim ndaj dy mjekëve pediatër, M. K. dhe E. K., pasi, sipas dyshimeve, kanë neglizhuar trajtimin mjekësor në dy raste gjatë vizitave të kësaj foshnjeje përgjatë muajit korrik.

Lidhur me rastin, Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy mjekëve pediatër të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, pasi dyshohet se në dy raste, gjatë muajit korrik, kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të foshnjës 7-muajshe, e cila humbi jetën më 21.07.2026, gjatë transportimit për në spital.

 

Po ndodh...

ide