Dhunë pas sfidës Vllaznia-Teuta, tifozët sulmojnë autobusin e klubit durrsak

18 September 2026, 22:58 / SPORT ALFA PRESS
Dhunë pas sfidës Vllaznia-Teuta, tifozët sulmojnë autobusin

Tension dhe dhunë pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia-Teuta.

Tifozë të Vllaznisë kanë sulmuar autobusin e skuadrës durrsake, duke thyer xhamat e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të takimit në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Teuta triumfoi me rezultatin 0-2, duke thelluar krizën e Vllaznisë në startin e kampionatit.

Pas incidentit, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për të vendosur situatën nën kontroll.

Në fushë, Teuta mori një fitore të rëndësishme, ndërsa Vllaznia vijon një nisje shumë negative të sezonit.

Pas pesë javësh kampionat, shkodranët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe aktualisht mbyllin renditjen.

Po ndodh...

ide