Franca, Zidane zgjedh Mbappen: Do të jetë kapiteni im
Zinedine Zidane e ka nisur punën si trajner i Francës dhe një nga çështjet e para që duhej zgjidhur ishte ajo e kapitenit.
Pavarësisht ndryshimit në stol, shiriti do të mbetet në krahun e Kylian Mbappé. Sulmuesi i Real Madridit do të vijojë të udhëheqë “Les Bleus” si kapiten, ndërsa Zidane pritet të nisë tashmë përgatitjet për sfidat e ardhshme të kombëtares.
“Po, Kylian do të jetë lojtari im i ri dhe ai do të jetë kapiteni im”, deklaroi Zidane, duke i dhënë kështu besim të plotë sulmuesit të Real Madridit për të udhëhequr Francën në epokën e re. Një tjetër temë e pashmangshme ishte Topi i Artë, ku Mbappé është në garë me bashkëkombësin e tij Ousmane Dembélé.
“Çdo lojtar ka ambicien të fitojë Topin e Artë. Kur të mblidhemi, nuk do të ketë probleme të brendshme. Do të përqendrohemi te ndeshjet tona”, tha trajneri francez.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128