Kurti udhëton drejt New Yorkut, zbulohet axhenda
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt New Yorkut, ku do të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të zhvillojë takime dypalëshe me liderë të ndryshëm, në kuadër të përpjekjeve për promovimin dhe forcimin e interesave shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në axhendën e vizitës së tij janë parashikuar gjithashtu takime me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, përfaqësues të shoqatave të diasporës, si dhe me investitorë potencialë për ekonominë e Kosovës.
Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi emrat e liderëve me të cilët Kurti pritet të takohet apo axhendën e plotë të tij gjatë qëndrimit në New York.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128